Nga Gazeta 'Si'- Gjatë fjalimit të tij në Romë, Rama bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.
"Italianët u sollën si askush tjetër, u hapën rrugën shqiptarëve. Nuk u ndryshuan as emrat si ndodhi në Greqi", tha Rama duke e quajtur një turp për historinë e Evropës demokratike.
“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv u sollën me Shqipërinë.
Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit", tha kreu i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.