Futboll

Lind Milani i ri, Ivan Gazidis prezantohet si drejtor

Zyrtarisht nga sot lind Milani i ri me drejtor Ivan Gazidis. Ish-drejtuesi i Arsenal ka lënë Londrën për të marrë drejtimin e klubit milanez. 54-vjeçari me origjinë greke u largua që në muajin shtator nga “topçinjtë” që vetëm të shtunën e kaluar u njoftua arritja e bashkëpunimit me Milan. Por gjatë kësaj të mërkure në orët e mesditës, Gazidis është parë duke hyrë në zyrat e Milan për të filluar zyrtarisht punën e tij.

Ai ka marrë pjesë për herë të parë në asamblenë e aksionerëve të Milan që shënon zyrtarisht nisjen e aventurës italiane për të. Duke parë punën e mirë që ai ka bërë në Angli me Arsenal, te kuqezinjtë shpresojnë që të bëjë të njëjtën gjë edhe në Milano, por me një ndryshim të vogël. Nëse Londër ai nuk ishte i detyruar që të fitonte trofe, në ekipin milanez kjo gjë nuk mund të tolereohet, sidomos në situatën kur janë shumë vite pa fituar trofe të rëndësishëm.

Bashkë me dyshen Leonardo-Maldini, Ivan Gazidis do të fillojë menjëherë nga puna për të ndërtuar një ekip kompetitiv. Objektivi i parë i Gazidis do të jetë që ta ngjisë Milanin në mesin e katër ekipeve të para italiane dhe mes 10 më të mirave në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë