Nga Gazeta ‘Si’ – Rreth 320 gazetarë në mbarë botën janë burgosur për shkak të punës së tyre në fund të vitit 2023, sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili e quajti këtë një përpjekje shqetësuese për të mbytur zërat e pavarur.
Ky është numri i dytë më i lartë i gazetarëve të burgosur që kur komiteti filloi regjistrimin e tij vjetor në 1992. Është ulur nga 367 që ishte në 2022-shin, kryesisht për shkak të lirimit të shumë në Iran, qoftë me kusht ose në pritje të dënimit, tha komiteti.
Harta dhe tabela e mëposhtme tregojnë numrin e gazetarëve përkatës që janë arrestuar në secilin shtet.

Akuzat e tyre variojnë nga shkeljet e censurës, lajmet e rreme dhe deri tek fyerja e feve.

Dymbëdhjetë nga 17 gazetarët mbahen në Rusi. Ata përfshijnë dy shtetas të SHBA: reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich dhe Alsu Kurmasheva nga Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, të cilët të dy mbahen në paraburgim.

Megjithatë, gazetarët që po hasin më shumë vështirësi tani, janë ata nën regjimin taleban. Gazetarëve afganë u ndalohet të transmetojnë apo publikojnë lajme që janë kritike ndaj talibanëve.
Gazetarët që i kanë kaluar vijat e kuqe janë arrestuar, burgosur, rrahur në paraburgim, kërcënuar dhe përndjekur. Ata jo vetëm që përballen me kufizime se cilat çështje mund t’i mbulojnë, por ata gjithashtu janë shumë të kufizuar për mënyrën se si raportojnë dhe kë mund të intervistojnë.
Gratë dhe vajzat e kanë të ndaluar të shfaqen në programet televizive ose radiofonike. Ndërkohë, gazetarëve burra u ndalohet intervistimi i grave dhe anasjelltas.


“Vijat e kuqe”
Pasi rimorën pushtetin në vitin 2021, talibanët fillimisht premtuan se do të lejojnë një shtyp të lirë. Por, qeveria e tyre e ashpër filloi shumë shpejt me sulme ndaj mediave të pavarura.
Dhjetëra gazetarë dhe punonjës mediash janë burgosur ose sulmuar fizikisht. Talibanët, po ashtu, kanë mbyllur dhjetëra media.
Në këtë situatë, qindra gazetarë, prej frikës janë larguar nga vendi.
Vetëm disa media të pavarura ende veprojnë prej kur pushtetin e kanë marrë talibanët. Por, gazetarët e tyre përballen me kufizime të rënda dhe shpesh përdorin vetëcensurë.
Mbulimi i çështjeve si “pasiguria, të drejtat e njeriut dhe korrupsioni” janë të ndaluara, tha një redaktor që jeton në Kabul, i cili punon për një transmetues të madh.
Zyrtarët talibanë shpesh i udhëzojnë gazetarët të “raportojnë vetëm për çështje” që i vendosin ata në një dritë më pozitive, shtoi redaktori. Talibanët, gjithashtu, u kanë thënë transmetuesve që të mos intervistojnë qytetarë afganë në rrugë, si përpjekje për të parandaluar kritikat ndaj grupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




