Menaxhim

Karta digjitale të identitetit, propozimi i qeverisë: Ndihmon në luftën kundër krimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët shumë shpejt do të pajisen me letërnjoftim digjital. Kështu thuhet në draftin e ri të nxjerrë për konsultim nga ministria e Brendshme.

Përveç kartës fizike të identitetit, projektligji parashikon pajisjen me kartë identiteti digjitale, me qëllim luftën kundër krimit të organizuar dhe mashtrimeve në internet, duke rritur sigurinë dhe besueshmërinë e transaksioneve online.

Gjithashtu, një identitet digjital i përbashkët gjithashtu ndihmon në përmirësimin dhe standardizimin e mënyrave të identifikimit të qytetarëve në ambientin digjital. thotë MB.

Në dokument thuhet se ndryshimet janë në përputhje me kuadrin ligjor të BE-së.

Propozimi vjen nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë