Nga Gazeta 'Si'- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.
Mësohet se 35-vjeçari me iniciale K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin me iniciale D. T., 71 vjeç.
Sipas policisë, 71-vjeçari ndodhet në spital në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.