Gazeta Si – Një 26-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë babë e bir. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës, rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”.
I dyshuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Konflikti, sipas policisë, ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. Ndërkohë, të plagosurit babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.