Ka ndodhur

Plagosi babë e bir me thikë, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si - Një 26-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë babë e bir. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të hënës, rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”.

I dyshuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Konflikti, sipas policisë, ndodhi pas një sherri për motive të dobëta. Ndërkohë, të plagosurit babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë