Komunitet

Babagjyshi nuk mund të plotësojë dëshirat sivjet. Ai i bën kjo prindërit Grinch?

Përshendetje Carolyn: Djali im është 7 vjeç dhe ende beson që Babagjyshi sjell lodra për fëmijët rreth pemës mëngjesin e ditës së Krishtlindjeve. Ai shpesh shkruan letra ku e pyet Babagjyshin nëse do i sjellë një iPhone, një hoverborad dhe robot 200 dollarësh. Unë thjesht nuk mund t’i përballoj të gjitha këto gjëra që ai kërkon, dhe jo vetëm, por kurrë nuk do t’i blija një telefon në moshë kaq të vogël. Ai kërkon të gjitha këto dhurata nga Babagjyshi, por unë nuk mund t’ia plotësoj këto dëshira. A do të kthehet mëngjesi i Krishtlindjeve në një mëngjes të hidhur në familjen tonë, kur djali im të mos gjejë dhuratat që pret afër pemës? A ka një mënyrë për të folur më të, pa i prishur fantazinë për Babagjyshin?

Përgjigja: Duket se pritshmëritë nga Babagjyshi kanë shkatërruar fantazitë e fëmijëve, kështu që është e vështirë të shohësh si një arsye për ta mbajtur atë nën vëzhgim. Është tepër vonë për të ndryshuar këtë vit, por ju mund të parandaloni zhgënjimet e Viti të Ri, duke filluar që tani të përgatisni fëmijën rreth të vërtetës së Babagjyshit. Mos u mundoni të ruani fasadën e Babagjyshit dhe të bëni fëmijët tuaj të krijojnë iluzione se ai vërtet ekziston. Shkruani një letër në ambalazhimin e dhuratës që ju do t’i bëni fëmijës, por jo në emrin e babagjyshit. Letra të jetë e shkruar nga ju dhe në fund të ketë emrin tuaj. Nuk keni pse gënjeni fëmijët se kjo dhuratë ka ardhur nga plotësuesi i ëndrrave të tyre (Babagjyshi).

Ne këtë kemi përkuar nga prindërit prej vitesh. Ju mund t’ia shmangni këto zhgënjime të djalit tuaj. Kujtojini djalit se gjërat nuk janë siç ai i sheh dhe se tashmë është i rritur për të besuar në gjëra të tilla. Shmangni gënjeshtrën vetëm për të gëzuar fëmijën tuaj.
Sa për këto Krishtlindje, ju keni dy opsione. Shpjegojini djalit se Babagjyshi bën atë që mundet dhe nuk bën gjithmonë atë që ne duam. Ose krijoni vetë një listë dhuratash dhe i thoni fëmijës se kjo listë përmban gjërat që Babagjyshi nuk mund t’i sjellë këtë vit (duke përfshirë edhe dhuratat që djali yt kërkon), pyesni djalin nëse ka ndonjë dëshirë tjetër.
Përveç të tjerash, theksoj se festat e fantazisë së fëmijëve përmbajnë edhe zhgënjime brenda, të paktën deri sa fëmijët të rriten për t’i kuptuar gjërat siç janë. Djalit tuaj i duhen disa vite deri sa të kuptojë të vërtetën e kësaj pjese”.

Carolyn Hax, psikologe


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë