Futboll

Kosova e pafat, pak shanse që t’i shpëtojë vendit të fundit në grup

Nuk ka rezultuar aq shumë pozitiv shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për përfaqësuesen e Kosovës. Skuadra e Shallandez është në në grupin më të fortë të mundshëm, në grupin A.

Në këtë grup, skuadra më e fortë është Anglia, por edhe Çekia, Bullgaria dhe Mali e Zi, janë të gjithë ekipe shumë të fortë. Skuadra kosovare nuk ka qenë me fat në këtë short, pasi ka qëlluar në grupet me pesë ekipe, duke mos pasur kështu shansin që të kishte një ekip më të dobët se vetja nga vazoja 6.

Sakaq ky short në mediet serbe nuk është pritur mirë, për faktin se Kosova do të ndeshet me Malin e Zi. Më herët sipas rregullit të Uefa-s ishte vendosur që Kosova nuk mund të binte në një grup me Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.

Europiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen nga kualifikueset, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019. Dy më të mirët e grupit kalojnë direkt në Euro 2020.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë