Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka përcjellë të martën lajmin se kompania e tij e internetit, “Starlink” ofron shërbime edhe në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, Musk shkruan se “Starlink tashmë është i disponueshëm edhe në Shqipëri”.
“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët të Starlink tashmë është i disponueshëm në Shqipëri”, njofton vetë kompana.
Starlink është shërbim interneti me shpejtësi të lartë dhe jo përmes fibrave optike, por direkt me lidhje satelitore.
Mijëra satelitë të vegjël janë hedhur në hapësirë nga kompania e Elon Musk, dhe mundësojnë internet me shpejtësi të lartë kudo në botë. Që dikush të ketë qasje në internet, duhet të ketë pajisjet e Starlink dhe më pas mund të aksesojë internetin nga çdo cep i Shqipërisë.
Çmimet mujore varjojnë nga 6.500 lekë të vjetra deri në 626,076 lekë në muaj që kryesisht përdoret për kompanitë e mëdha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.