Gazeta Si - Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës për të ashtuquajturën dosje "5 D".
Kështu, u vendos lënia në fuqi e masës “arrest me burg” për Redi Mollën (Ish-drejtor i UKT-së), Mariglen Qaton (ish-kreu i IMT) dhe Taulant Tushen (ish-drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit të Punëve Publike), i cili aktualisht ndodhet në qeli për çështjen e Inceneratorit të Tiranës.
Për 5 personat e tjerë është lënë në fuqi masa e “detyrim paraqitje”. Gjykata thotë se ata duhet të paraqiten në SPAK të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaji në oren 13:00. Ndërsa për Enton Punavian nuk është ekzekutuar ende masa, pasi ai ndodhet jashtë vendit.
SPAK lëshoi 9 masat e sigurisë më 28 Mars, pas hetimeve të kryera prej më shumë se një viti. Molla, Qato e Tushe akuzohen për “korrupsion pasiv”, “fshehje pasurie” e “shkelje të barazisë në tendera”.
Sipas SPAK, rezulto se Molla e Qato janë pronarët faktikë të kompanisë “5D Construction” e cila në periudhën 2016-2020 ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.
Hetimi zbuloi se ish-drejtorët, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato, të cilët do të hetohen duke qëndruar në burg, në harkun kohor të viteve 2016-2020 kishin favorizuar në së paku nëntë procedura tenderimi kompaninë “5D Construction”, e cila rezulton dhe me dy emra të tjerë.
Sipas SPAK, kjo kompani është e regjistruar në emra të tjerë, lidhje miqësore dhe shoqërore e të dyshuarve por që në të vërtetë pronarë të saj janë Qato dhe Molla.
Emrat e 9 personave ndaj të cilëve GJKKO ka lëshuar masa sigurie:
Eglantina Zere “detyrim paraqitje”
Enton Punavia “detyrim paraqitje”
Debora Keçi “detyrim paraqitje”
Nestor Muhametllari “detyrim paraqitje”
Julian Zanaj “detyrim paraqitje”
Albano Janku “detyrim paraqitje”
Redi Molla “arrest me burg”
Taulant Tusha “arrest me burg”
Mariglen Qato “arrest me burg”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.