Futboll

Europiani, Gjermania sfidon Holandën në grupin e hekurt

Në Dublin të Irlandës është hedhur sot shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian, “Euro 2020”. Nga goglat e tërhequra në Dublin janë formuar disa grupe shumë interesante. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të jetë në grupin H bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë, dhe Andorrën. Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në grupin A me Anglinë, Republikën e Çekisë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.

Në grupin B të këtyre elimintaoreve do të jenë kampionët në fuqi të Europës, Portugalia. Luzitanët do të jenë në këtë grup bashkë me Ukrainën, Serbinë, Lituaninë dhe Luksemburgun.

Në grupin C, ose siç është konsideruar deri më tani, “grupi i ferrit” do të jenë Holanda, Gjermania, Irlanda e Veriut, Estonia dhe Bjellorusi. Skuadra e Lëv do të ketë mundësinë e hakmarrjes ndaj Holandës që e rrezoi një ligë më poshtë në Uefa Nations League vetëm pak javë më parë. Por për të dyaj këto kombëtare do të duhet një përpjekje e madhe që të shkojnë në Europian, pasi edhe tre ekipet e tjera janë goxha të forta dhe mund të hapin probleme.

Zvicra e shqiptarëve do të jetë në grupin D, bashkë me Danimarkën, Republikën e Irlandës, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin. Në grupin E nën kampionet e Botës, Kroacia do të kenë kundërshtarë relativisht të kalueshëm, si Uellsi, Sllovakia, Hungaria dhe Azerbajxhani.

Në grupin F, Spanja rivalin më të fortë do të ketë Suedinë, por edhe Norvegjia dhe Rumania janë për tu pasur frikë, teksa Ishujt Faroe dhe Malta kompletojnë këtë grup.
Grupi G është i vetmi që nuk ka në përbërje asnjë nga kombëtaret “big” të Europës, me Poloninë dhe Austrinë si pretendetët kryesore dhe Izraelin, Slloveninë, Maqedoninë dhe Letoninë që do të provojnë shanset e tyre.

Grupi I do të ketë një përplasje shumë interesante mes Belgjikës dhe Rusisë që pritet të duelojnë për vendin e parë. Por edhe Skocia, Qipro, Kazakistani dhe San Marino do të provojnë shanset e tyre.

Italia e Mancinit do të jetë në grupin J, bashkë me Bosnje Hercegovinën, Finlandën, Greqinë, Armeninë dhe Lihtenshtejnin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë