Politike

PD e Rithemelimit zgjedh kryetarët në 10 degë, emrat fitues me ‘një anëtar një votë’. Pezull Lezha ku garon ish-gjyqtari Gjin Gjoni   

Komisioni i Organizimit në PD e Rithemelimit publikoi listën e fituesve për kryetarë të 10 degëve të demokratëve në vend. Sipas njoftimit procesi është hapur te dielën në orën 08:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.

Sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë zyrës së organizimit nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1.PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave

2.PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave

3.PD dega Poliçan, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave

4.PD dega Peqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave

5.PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave

6.PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave

7.PD dega Tropojë, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave

8.PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave

9.PD dega Kuçovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave

10.PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Kryetarët e degëve u zgjodhën sipas parimit ‘një anëtar një votë’. Ndërkohë nuk jane shpallur ende fituesit në 4 dege te tjere perfshi degën e PD-së Lezhë, ku ndër kandidatët për kryetar është edhe ish-gjyqtari i Apeli që dha dorëheqjen nga detyra në prag të vettingut, Gjin Gjoni  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë