Bota

Një raketë ruse shkeli për 39 sekonda hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainë

Gazeta Si – Zëdhënësi i ushtrisë polake, Jacek Goryszewski, tha se një raketë e lëshuar nga Rusia natën midis së shtunës dhe të dielës shkeli hapësirën ajrore polake për 39 sekonda.

Raketa hyri në hapësirën ajrore për rreth disa kilometra me një shpejtësi prej rreth 800 kilometra në orë përpara se të futej në Ukrainë në zonën e Lvivit, ku  ishte drejtuar.

I gjithë fluturimi u vëzhgua nga sistemet e radarëve ushtarakë të ushtrisë polake, të cilat aktivizuan sistemet e mbrojtjes në përgjigje.

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe në aspektin humanitar.

Raketa ishte pjesë e një sulmi të nisur nga Rusia kundër Kievit dhe zonës përreth Lvivit, qytet në kugi me Poloninë.

Ushtria ruse lëshoi ​​57 raketa dhe dronë në sulm. Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka shkatërruar 18 nga 29 raketa dhe 25 nga 28 drone, thanë forcat ajrore.

Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmi nuk ka pasur persona të vrarë apo të plagosur.

Këto sulme u organizuan dy ditë pas valës së sulmeve më të mëdha të bombardimeve ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në dy vitet e luftës – një sulm që la më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike në rajone të ndryshme të Ukrainës.

Për disa javë, Ukraina ka kryer gjithashtu sulme ndaj infrastrukturës energjetike ruse, në veçanti rafinerive të naftës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë