Politike

Tabaku: Asgjë e re nga fronti i integrimit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, risolli në vëmendje vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Bosnje Hercegovinën në një kohë kur në rend dite nuk ishte përfshirë Shqipëria dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

“Një mundësi e humbur prej 11 vitesh tashmë, ku integrimi përdoret si një refren bosh por pakkogjë është arritur. Në këto 11 vite të gjata pritje ky proces është trajtuar si elitar, politik duke dështuar të vendosë në qendër qytetarët që po largohen ndërkohë që s’e shohin Europën e premtuar këtu.

Në vend që të ankohemi, sikundër kemi bërë për 11 vite me radhë, ku gishtin e fajit e kemi drejtuar nga BE. Duhet të kthejmë këtë kohë të humbur në një mundësi për të ndërmarrë reforma që integrimin ta shndërrojmë në një proces jo për të shpërndarë medalje pa vlerë por në procesin që ndihmon shqiptarët.

Mungesa e meritokracisë është kthyer në një sistem prej mungesës së tregut të lirë dhe konkurrencës që ka mbyllur bizneset dhe këto kanë qenë shkaqet që kanë çuar shqiptarët në emigrim. Askush nuk beson se premtimet në letër të realizohen. Pasi shohin korrupsionin të kthyer në system”, shkruan Tabaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë