Bota

Erdogan: Zoti e shkatërroftë Netanjahun. Reagon Izraeli: Hesht! Turp për viktimat e Hamasit

Gazeta Si – Një sulm i ri ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ka nisur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë një tubimi të organizuar në sheshin “Cumhuriyet” në Kayseri, kryeqyteti i provincës së Anadollit Qendror me të njëjtin emër, presidenti Erdogan foli për Gazën në fjalimin e tij dhe tha për Netanjahun: “Ne i besojmë Zotit tonë një personi të quajtur Netanjahu. Zoti ynë e shkatërroftë dhe ta bëjë të mjerë”, lexohet në faqen e gazetës “Yeni Safak”.

Por reagimi i Izraerlit ka qenë i menjëhershëm pas kësaj deklarate. Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, thirri zëvendësambasadorin turk për “një qortim të ashpër” për fjalët e presidentit Erdogan.

“Ju mbështesni vrasësit e fëmijëve, përdhunuesit dhe gjymtuesit e trupave të shkaktuar nga kriminelët e Hamasit”, tha Ministri i Jashtëm i Izraelit, duke iu drejtuar Erdoganit.

“Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet e kryera kundër njerëzimit nga miqtë tuaj barbarë të Hamasit. Heshtni dhe kini turp!”.

Erdogan ka qenë shumë kritik ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe së fundmi në Rafah. Kjo nuk është hera e parë që presidenti turk sulmon Netanjahun pas nisjes së ofensivës izraelite në Gaza.

Para pak javësh, Erdogan e quajti Netanjahun një “kriminel”, duke e krahasuar me Hitlerin. Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Izrael për të diskutuar termat e mundshme të një armëpushimi, në dukje i pamundur, midis Izraelit dhe Hamasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë