Nga Gazeta 'Si'-Stephanie Gailing, konsulente e shëndetit, thotë se metoda 3-6-5 është ideale për "ta qetësuar trupin përgjatë ditës".
"3-6-5" është një metodë frymëmarrjeje që praktikohet 3 herë në ditë, me 6 frymëmarrje të plota për 5 minuta.
Si ta realizoni për të marrë më të mirën prej saj:
#1 - Gjeni një pozicion të rehatshëm
Është e rëndësishme të jeni të relaksuar. Uluni në një karrige të rehatshme ose shtrihuni. Shumë njerëz thonë se e praktikojnë më mirë nëse janë shtrirë.
#2 - Mbani një metodë për të "gjurmuar" frymëmarrjen tuaj
Mund të përdorni një aplikacion ose të numëroni sekondat, nëse kjo ju ndihmon të përqendroheni. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin kohëmatësin në 5 minuta.
#3 - Merrni frymë ngadalë dhe thellë në diafragmën tuaj për 5 sekonda dhe më pas, nxirreni për 5 sekonda të tjera
Kështu, ju do të arrini të bëni 6 frymëmarrje të plota në minutë. Bëni të njëjtën gjë për 5 minuta.
#4 - Përsëriteni dy herë të tjera përgjatë ditës
Praktikimi i metodës së frymëmarrjes meditative 3-6-5 mund t'ju ndihmojë në shumë mënyra. Mund t'ju ndihmojë të qëndroni të qetë gjatë gjithë ditës, mund t'ju ndihmojë të qetësoni sistemin tuaj nervor, veçanërisht reagimin ndaj stresit, dhe mund t'ju ndihmojë të bëheni më elastikë ndaj stresit, ankthit dhe shqetësimeve të përditshme.
Të praktikosh 3-6-5 në fillim mund të mos jetë e lehtë, por vazhdo! Praktikimi i rregullt i ushtrimeve të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjithë ditës do t'ju ndihmojë të relaksoheni aq shumë për të bërë një gjumë të qetë dhe të mirë të natës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.