Nga Gazeta ‘Si’- Ndihmat humanitare jashtëzakonisht të nevojshme për Gazën pritet që të arrijnë në enklavë përmes anijeve.
Në portin Larnaka në Qipro, u ngarkua anija me ndihma humanitare për Gazën.
Duket se porti i improvizuar në brigjet e Mesdheut është drejt përfundimit, gjë e cila do të mundësojë ankorimin e anijeve me ushqime, ujë dhe medikamente. Anija spanjolle, Open Arms, është planifikuar të niset nga Qipro, vendi më i afërt i BE-së me Gazën dhe shpreson të përdorë rrugën e sapo hapur detare.
Mjeti lundrues do të transportojë 200 tonë ushqime të siguruara nga një shoqatë amerikane bamirësie. Në pikën e destinacionit, një ekip nga Kuzhina Qendrore Botërore ka ndërtuar një skelë për të marrë ndihmën. Grupi ka 60 kuzhina në të gjithë Gazën, ku do të jetë në gjendje të shpërndajë ushqimin.
OKB thotë se një e katërta e popullsisë së Rripit është në prag të urisë dhe lëshon alarmin se fëmijët po vdesin nga uria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




