Bota

Shtrëngim duarsh dhe buqetë me lule, Orban takim me Trump në SHBA

Donald Trump dhe një grup i vogël këshilltarësh të ngushtë u takuan me kryeministrin hungarez Viktor Orban për rreth një orë të premten në mbrëmje në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit, raporton CNN. 

Burimet bëjnë me dije se takimi mes Trump dhe Orban ka qenë shoqëror dhe nuk ka pasur një agjendë zyrtare. Në pamjet e publikuara nga vetë Orban në rrjetet sociale nuk mungojnë shtërngimet e duarve mes tyre. Orban i dhuroi edhe një buqetë me lule Melania Trump. 

Ky takim vjen në një kur qëndrimet pro-ruse të Orban-it nuk ka qenë të pakta.  Takimi tregon mbështetjen apo bashkëpunimin e Trump-it me persona jo aq të dëshiruar të administratës Biden. 

Një zyrtar i administratës Biden konfirmoi për CNN se Shtëpia e Bardhë nuk i bëri një ftesë udhëheqësit autoritar për t'u takuar me Presidentin Joe Biden. 

Administrata Biden ka refuzuar të komentojë takimet e Orbanit me Trump, por presidenti e shfrytëzoi vizitën gjatë komenteve të së premtes në mbrëmje në fushën e betejës vendimtare të Pensilvanisë 2024


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë