Drejtësia

U ekstradua nga Kosova disa ditë më parë / Gjykata lë në burg Gëzim Çelën

Nga Gazeta Si- Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi këtë të shtunë të lejë në burg baronin e drogës, Gëzim Çela, pas ekstradimit nga Kosova.

Mësohet se ai nuk ka folur gjatë seancës së mbajtur këtë mëngjes.

Ai u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacionit “Flakë në det”.

Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë.

Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarjes së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëve kokainë në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë