Gazeta Si – Pesë vajza nga shtete të Amerikës Latine dhe Spanja, javë vënë nën hetim, pasi po ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës.
Mes tyre, bën me dije policia, është dhe 24-vjeçarja Darjana Linares, e cila u hodh nga kati i dytë i hotelit një ditë më parë në Durrës, por shpëtoi duke rënë mbi çadrën e një lokali.
Ishte pikërisht një nga klientët e saj ai i cili u arrestua si autor i ngjarjes, I.Z., nga Shijaku.
LEXO EDHE:
Durrës, 39-vjeçari hedh një venezueliane nga kati i dytë i një hoteli pas një konflikti
Siç mësohet nga policia, të rejat konsumonin edhe drogë brenda kësaj banese. 5 vajzat janë nën hetim, ndërkohë që edhe ditën e martë tentuan t’i arratiseshin policisë. Po ashtu në këtë banesë, shtetaset konsumonin edhe lëndë narkotike.
Po ashtu është proceduar penalisht edhe 39-vjeçar, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta u konfliktua me njërën prej tyre.
Tashmë këto shtetase të huaja po procedohen penalisht në gjendje të lirë. Ndërsa në ndjekje penale është vënë edhe një 39-vjeçar nga Shijaku, i cili mesditën e së martës, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga vajzat nga Amerika Latine, duke e hedhur nga ballkoni mbi një tendë të një lokali.
Në polici, vajza ka mohuar ushtrimin e prostitucionit, po ashtu edhe 39-vjeçari mohon se ka paguar para për të marrë shërbim prej saj, duke deklaruar se kishin krijuar një njohje me njëri-tjetrin prej pak kohësh.
Megjithatë policia, sqaron se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se vajzat ushtronin aktivitet të paligjshëm, duke i kaluar çështjen Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
“Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike. Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë. Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L.”, thotë policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




