Shumë njerëz e shohin inteligjencën artificiale si avantazh për njerëzimin, njësoj sa edhe rrezik. Por pak janë të vetëdijshëm se AI është një “llupës” i burimeve natyrore.
Kompanitë e Big Tech, po përdorin më shumë ujë për të ftohur qendrat e tyre të të dhënave, që përdorin shumë energji. Etja për energji dhe ujë që kanë serverët e Inteligjencës Artificiale është e lartë. Muajin e shkuar në Davos, kreu i OpenAI, Sam Altman, paralajmëroi se Inteligjenca e së ardhmes, do të konsumojë aq shumë energjisë sa që do të duhet një risi energjetike, si p.sh përdorimi i energjisë nukleare.
Ka një ironi këtu, sepse kompanitë e teknologjisë që duken të shkëlqyeshme, të pastra dhe si zëvendësues të industrive të rënda e të pista. Të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, tregojnë se kriptomonedhat dhe AI konsumuan 2% të energjisë globale në 2022-shin dhe kjo do të dyfishohet në 2026-n. Irlanda, një vend i preferuar për ferma serverësh po limiton aksesin e qendrave të të dhënave në rrjetin energjetik; të tjerët po shqyrtojnë nëse do të bëjnë të njëjtën gjë.
AI është më e fortë se kripto, pasi potenciali për të ndikuar për mirë në shoqëri justifikon energjinë që konsumon. Por sasia e ujit dhe energjisë që u duhet atyre, është shumë e madhe dhe Big Tech duhet të bëjë përpjekje për të ndihmuar në tranzicionin e gjelbër.
Teknologjia është vlerësuar se lejon parashikime më të sofistikuara të motit – duke ndihmuar në balancimin e kërkesës për energji – dhe gjurmimin e emetimeve. Mund të ndihmojë gjetjen e mënyrave të zgjuara për të ulur përdorimin e energjisë në bujqësi, prodhim, zinxhirë furnizimi dhe ndërtesa zyrash.
Google reduktoi energjinë që përdorte në 40% me anë të këtyre metodave. AI po përdor gjithashtu softuer për të kërkuar pjesë të botës me energji të tepërt diellore dhe të erës për operacionet e qendrës së të dhënave.
A është i qëndrueshëm modeli i biznesit të AI?
Kompanitë e teknologjisë pas qendrave më të mëdha të të dhënave, Microsoft, Google dhe Amazon kanë investuar në energjinë solare dhe të erës.
Por, veçanërisht kur inteligjenca artificiale gjeneruese po rritet, ata do të duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që mund të shfrytëzojnë fuqinë në një mënyrë neutrale ndaj klimës. Kjo do të thotë të vendosin para, në inovacionin e energjisë. Altman i OpenAI-t ka investuar në Helion, një start-up i fuqisë së shkrirjes bërthamore në SHBA dhe Microsoft është regjistruar për të qenë një klient i ardhshëm Helion.
Bota e teknologjisë gjithashtu duhet të jetë shumë më e hapur për përdorimin e energjisë dhe ujit dhe përpjekjeve për ta frenuar atë; Studiuesit ankohen se të dhënat janë të vështira për t’u arritur. Presioni tashmë po rritet mbi biznesin, duke përfshirë kompanitë e teknologjisë, për të zbuluar ndikimet mjedisore përtej emetimeve të karbonit. Task Force për Zbulimet Financiare të lidhura me Natyrën ka zhvilluar sisteme raportimi që do të gjurmonin ndikimet e kompanive në natyrë, duke përfshirë përdorimin e ujit.
Korniza të tilla vullnetare janë kritikuar se janë të ngadalta për të dhënë efekt. Por përpjekjet legjislative po zgjerohen gjithashtu. Një projekt-ligj i fundit demokrat në SHBA do të krijonte standarde për vlerësimin e ndikimit specifik mjedisor të AI, megjithëse kjo mund të mos kalojë. Direktiva e BE-së për Raportimin e Qëndrueshmërisë së Korporatave tani kërkon që operatorët e qendrave të të dhënave të zbulojnë ndikimin e tyre mjedisor. Ashtu si me fushat e tjera të rregullimit, është në interesin e kompanive të teknologjisë të marrin iniciativat e tyre, në vend që të presin për t’u detyruar. AI mund të ketë një rol të dobishëm në trajtimin e ndryshimeve klimatike. Por duhet të sigurohet që të shihet si pjesë e zgjidhjes – dhe jo pjesë e problemit./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.