Menaxhim

Porti i Durrësit në Arbitrazh / Gjykata në SHBA rrëzon kërkesën e Shqipërisë për të pushuar çështjen

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjykata e Arbitrazhit në Uashington ka rrëzuar kërkesën e shtetit shqiptar për të mos shqyrtuar çështjen me koncesionarin e terminalit lindor të Portit të Durrësit. Koncesionari gjerman, EMS APO dërgoi në arbitrazh shtetin shqiptar për shkelje të kontratës 40 mln euroshe.

Pas seancës së parë shtatorin e shkuar, këtë janar Shqipëria i kërkoi ICSID mos juridiksionin e çështjes, pra të mos e trajtonte atë dhe rrjedhimisht ta pushonte.

ICSID nuk e pranoi këtë kërkesë.

Çështja shkoi në Uashington më 7 prill 2023, ironikisht, të njëjtën ditë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënoi se do të largohej nga Gjykata e Arbitrazhit e ICSID.

Prej vitit 2013, kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit, për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.

Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kjo do të thotë se kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro.

Përpara se t’i drejtohej tribunalit, EMS i kishte dërguar një letër ku shprehte shqetësimet e saj përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë dhe BE në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë