Gazeta Si - Familjarët e Arben Leshit, i cili u vra para 3 muajsh brenda burgut të Peqinit nga i burgosuri Sokol Mjacaj, nuk e kanë tërhequr ende trupin nga morgu, pasi kanë pretenduar se viktima nuk është i afërm i tyre.
Prokuroria ka tentuar të identifikojë viktimën përmes gjurmëve të gishtave, proces i cili ka rezultuar i pamundur 3 muaj pas vdekjes.
Tashmë prokuroria do të identifikojë viktimën duke krahasuar ADN me familjarët e tij. Pas identifikimit, në rast se familjarët ende refuzojnë varrimin, do t’i jepet leja bashkisë për ta kryer atë.
Megjithatë, dyshohet se familjarët kanë refuzuar trupin e të ndjerit nga frika e një hakmarrje të mundshme.
Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë.
Arben Lleshi u vra në burgun e Peqinit në dhjetor të vitit 2023 nga Sokol Mjacaj. Prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me pagesë, por ende nuk ka mundur të identifikojë porositësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.