Drejtësia

Akuzohen për korrupsion, SPAK çon për gjykim 3 ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekë

Gazeta Si - SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj tre inspektorëve të Mjedisit që kërkuan 30.000 lekë klinikës për të mos i vendosur gjobë,

Tre ish-zyrtarët e ministrisë, Genci Hicka, Ilir Nishani dhe Gerson Tafa, akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa dy mjekët, Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

GJJKO sot pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve:

Sipas prokurorisë, Hicka, Tafa dhe Nishani i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30. 000 lekë që mos t’i vinin gjobë për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Ishte vetë mjeku Konstandin Balloma që kallëzoi në SPAK se tre inspektorët e mjedisit e kishin shtrënguar për të dhënë paratë, të cilat kishte deklaruar se i kishte dhënë.

SPAK i ka marrë të pandehur në vitin 2021 tre inspektorët e Mjedisit, por nuk ka ngritur akuzë për mjekët. Inspektorët nga ana e tyre pretendojnë që nuk i kanë marrë paratë. Dy mjekët janë marrë të pandehur për akuzën për korrupsion aktiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë