Futboll

Atletiko vijon marshimin, Gallatasaraj “ngrin” në Rusi

Ka filluar pa surpriza mbrëmja e dytë e raundit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Atlektiko Madrid ka marrë një fitore të lehtë në shtëpi përballë Monakos së Tierri Henri 2-0. Gallatasari nuk e ka përballuar dot të ftohtin rus dhe forcën e Lokomotivës së Moskës, duke u mposhtur në shifrat 2-0.

Në “Wanda Metropolitano”, skuadra e Diego Simeones nuk e ka pasur të vështirë të koleksionojë tre pikët e radhës që i garantojnë kreun e grupit A edhe pse do duhet të presë deri në ndeshjen e fundit për të qenë edhe matematikisht në këtë pozicion. E ndihmuar nga një autogol që në minutën e 2’, për Atlektion ndeshja u bë shumë më e thjeshtë. Spanjollët administruan shumë mirë ndeshjen dhe rezultatin në favor. Sfida u vulos që në minutën e 24′ nga i zakonshmi Antoni Grizman. Monako nuk e pati forcën për të reaguar në minutat në vijim edhe pse në fund, miqtë kanë patur mundësinë ta hapin takimin pas penalltisë të shkaktuar nga Savic, por Falkao ka gabuar, duke e dërguar topin jashtë. Pas kësaj ndeshje, Atletiko kryeson Grupin A me 12 pikë, 3 më shumë se Dortmund që do të luajë në shtëpi kundër Club Bruzh. Monako mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.

Në ndeshjen tjetër mes Lokomotivës së Moskës dhe Gallatasaraj, sfidë e vlefshme për grupin D, vendasit kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për vendin e tretë që të çon në Europa League. Edhe këtu takimi është zhbllokuar nga një autogol, me Donk që ka devijuar topin në portën e Muslera-s. Goli i dytë ka ardhur në minutën e 54-t dhe është shënuar nga Ignatjev.

Me këtë triumf rusët që mbeten në vendin e fundit me 3 pikë, ndërsa turqit, që mbajnë vendin e tretë me katër pikë, janë eliminuar nga Champions dhe tashmë mund të rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë