Biznes

Qeveria hap thirrjen për financimin e Start Up-eve, Ibrahimaj: 3 mln euro në tre faza

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj njoftoi se qeveria ka miratuar vendimin për zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve Start Up me anë të një fondi 3 mln euro.

Ibrahimaj njoftoi se më 16 shkurt do të hapet thirrja që do të zgjasë për 30 ditë dhe ndahet në 3 faza.

” Miratuam një vendim që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemeve të start-up-eve. Kjo VKM do t’i hapë rrugë çeljes së thirrjes për vitin 2024, e cila parashikohet të çelet në datën 16 shkurt, e cila do të mbështesë startup-et në tre faza të ndryshme të  zhvillimit të tyre. Parashikohet të mbështeten 50-80 projekte, ndërsa fondi në total mbi përkrahjen e startup-eve dhe lehtësuesve për vitin 2024 është 3 milion euro”, sqaroi ministrja.

Në fazën fillestare mbështetja shkon deri në 1.5 milion lekë maksimalisht dhe mund të aplikojë çdo individ që ka një ide

Në fazën e dytë mbështeten subjekte që kanë një vit eksperiencë në treg, pra që kanë dorëzuar një vit pasqyra financiare e kanë krijuar një prototip dhe nëpërmjet fondeve ata mund të zhvillojnë prototipin, i cili duhet të jetë i tregtueshëm. Në këtë fazë, mbështetja financiare arrin maksimalisht 4.5 milion lekë.

Faza e tretë përfshin ato subjekte që tashmë kanë një prototip të zhvilluar, që është i tregtueshëm, por ende ka nevojë për financim që të rritet apo ndërkombëtarizohet. Mbështetja financiare në këtë fazë shkon deri në 9 milion lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë