Ne rrjet

Çfarë thotë Biden ‘në të vërtetë’ për Trumpin pas dyerve të mbyllura

Presidenti Joe Biden është i njohur për gjuhën e tij të mprehtë pas dyerve të mbyllura. Kjo thuajse u duk edhe në publik gjatë fjalimit të tij në Valley Forge muajin e kaluar që përkonte me përvjetorin e tretë të kryengritjes së 6 janarit. I zemëruar, ai përqeshi Donald Trump dhe ndjekësit e tij për kenaqësinë e shfaqur nga këta të fundit për atë ngjarje.

Por në privat, ai nuk ndalet

Presidenti e ka përshkruar Trumpin para miqve dhe ndihmësve të ngushtë si një "të sëmurë" që kënaqet me fatkeqësitë e të tjerëve, sipas tre personave që kanë dëgjuar presidentin të përdorë përshkrimin profan. Sipas njërit prej njerëzve që ka folur me presidentin, Biden tha së fundmi për Trump: “Sa idot është ky njeri”.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë

Epitetet mund të bien kundër imazhit që Biden shpesh e projekton si dikush i etur për të ulur nivelin e pacipërisë dhe ashpërsisë në politikë. Por ato gjithashtu ilustrojnë një zemërim thelbësor që ai ka zhvilluar ndaj njeriut që e rrëzoi nga detyra dhe që mund të përballet me të sërish shumë mirë.

Biden ka qenë prej kohësh i shqetësuar nga ajo që ai e ka perceptuar si inkurajimi i dhunës politike nga Trump, për të cilën presidenti aktual beson se është një kërcënim i drejtpërdrejtë për demokracinë e vendit dhe thellësisht joamerikan, sipas tre personave të njohur me bisedat e tij private, të cilët të gjithë folën në kushte anonimiteti për t'i përshkruar ato. Neveria e tij ndaj Trumpit nuk ka qenë kurrë sekrete, por është rritur vetëm muajt e fundit pasi ish-presidenti po forcon kontrollin e tij në nominimin e republikanëve

Trump qortoi Biden për komentet e tij

“Është turp që Joe Biden nuk respekton presidencën si publikisht ashtu edhe privatisht”, tha Chris Lacivita, një këshilltar i lartë i fushatës së Trump. “Por përsëri, nuk është çudi që ai nuk respekton presidentin e 45-të në të njëjtën mënyrë si ai nuk respekton popullin amerikan me politikat e tij të dështuara”

Biden beson se Trump është bërë më i urryer me kalimin e kohës. Shakatë e ish-presidentit për sulmin ndaj Paul Pelosi, bashkëshorti 83-vjeçar i ish-kryetares së Dhomës Nancy Pelosi, veçanërisht i vrerit Biden.

Zemërimi i Bidenit është rritur gjithashtu, sipas njerëzve që folën me të, nga rrëfimet se Trump brohoriste për protestuesit e 6 janarit nga komoditeti i dhomës së tij private të ngrënies jashtë Zyrës Ovale.

Për më tepër, deklarata e Trump se kishte njerëz të mirë në "të dyja anët" e përleshjeve raciste në Charlottesville, Virxhinia, si dhe fjalët e tij të ngrohta ndaj Vladimir Putin e kanë nxitur më shumë presidentin.

Biden u zemërua veçanërisht nga raportimet se Trump refuzoi të vizitonte një varrezë ushtarake në shi dhe nga historitë se ai është tallur me sakrificat e ushtarëve të rënë amerikanë. Biden beson se djali i tij Beau vdiq nga kanceri i trurit që u zhvillua pasi u ekspozua ndaj gropave të djegura ndërsa shërbente në Irak. Dhe, si me rastin e fjalimit të Valley Forge, zemërimi i tij në këtë front është përhapur në opinionin publik, duke përfshirë fundjavën e kaluar në Karolinën e Jugut.

“(Trump) iu referua atyre heronjve, dhe unë i citoj, si ‘dështak’ dhe ‘humbës’. Po po ai e tha. Si guxon ta thotë këtë. Si guxon të flasë për djalin tim dhe të gjithë si ai, "tha Biden. “Shikoni, unë ata i quaj patriotë dhe heronj. I vetmi humbës që shoh është Donald Trump”... Marrë me shkurtime nga: Politico.com


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë