Aktivistja franceze e mjedisit Farwiza Farhan po lufton për të mbrojtur vendin e fundit në tokë ku natyra është në harmoni me njeriun. I njëjti ekosistem si në kohët e kaluara.
Nga Farwiza Farhan-Ka vetëm një vend në botë ku rinocerontët, elefantët dhe tigrat ekzistojnë ende. Ky vend quhet Lesuser në Sumatra.
Në vitin 2012, bashkë me organizatën jofitimprurëse, padita një kompani që prodhonte vaj palme që kishte shkatërruar pyje të shumtë për të ngritur biznesin e tyre në mënyrë ilegale.
Është e vërtetë që mund të biesh në dashuri me natyrën dhe kjo më ndodhi edhe mua. Unë në fillim shikoja shumë programe për shkatërrimin e pyjeve dhe isha mjaft e re kur vendosa që duhet të kaloja pjesën tjetër të jetës duke u kujdesur për natyrën.
U nxita nda ndjenja e padrejtësisë. Gjatë gjithë kohës shikoja natyrën që shkatërrohej, priteshin pemë, vriteshin kafshë dhe kjo është tepër e dhimbshme.
Përfytyroni të qëndroni nën një tendë shumë të madhe të rrethuar nga gjethe të mëdha dhe nga tingujt që ofron natyra. Ju shikoni majmunët që lëkunden nga pema në pemë dhe ju duket sikur jeni një trup me ta.
Më pas, kur u diplomova si biolog ishte shumë e vështirë për mua të shihja oqeanin plotësisht të shkatërruar, për shkak të ndryshimeve klimaterike. Në mendjen time, naive në atë kohë mendova që duhet të krijoja një organizatë që do të mbronte natyrën.
Kërcënimi kryesor që ka hasur ekosistemi Leuser ka qenë shfrytëzimi i pyjeve dhe zhvillimet e industrive në mënyrë të pa ndërprerë. Kompanitë e mëdha që duan të rrisin bimë e vajit të palmës, një prej kulturave më fitimprurëse në botë kërcënojnë të shkatërrojnë këtë ekosistem shumë të brishtë.
Kur është fjala për vaj palme, kjo çështje është mjaft komplekse. Është shumë e vështirë për ta kufizuar këtë industri pasi të gjithë konsumatorët e dëshirojnë, pavarësisht dëmeve që shkakton për shëndetin.
Problemi kryesor me këtë produkt është se të gjitha industritë duan një projekt fitimi të qëndrueshëm, por nuk paguajnë taksat e duhura për të, kështu që shpesh herë veprojnë në mënyrë të paligjshme.
Në jetojmë në epokën e mbingarkesës së informacionit. Nëse në të kaluarën do doja të lexoja më shumë ose të mësoja më shumë, tani dua të inkurajoj njerëzit që të zotohen dhe të mbrojnë sa më shumë natyrën e tyre./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.