Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% gjatë 2024-s.
Sipas Bankës, rritja e lehtë do të jetë rezultat i përmirësimit të kushteve globale që prekin dhe Shqipërinë.
BERZH thekson se forcimi i vazhdueshëm i sektorit të shërbimeve dhe mikpritjes, një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, është me risk dhe jo fort i sigurtë.
Parashikimi për vitin që sapo ka nisur është pak më i moderuar nga ai që BERZH pret për 2023-shin, vetëm 2.5%, për shkak të kushteve aspak të favorshme të partnerëve tregtarë të Shqipërisë dhe inflacioni i lartë.
Shqipëria është vendi i dytë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me pritshmëritë më të ulëta ekonomike për 2024-n. BERZH pret që RMV të rritet me vetëm 3%, ndjekur nga Serbia me 3.5%, Mali i Zi 3.7% dhe në vend të parë Kosova me 4%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.