Ekonomi

BERZH parashikon rritje të lehtë të ekonomisë së Shqipërisë: Forcimi i sektorit të shërbimeve, jo fort i sigurt

Nga Gazeta 'SI' - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% gjatë 2024-s.

Sipas Bankës, rritja e lehtë do të jetë rezultat i përmirësimit të kushteve globale që prekin dhe Shqipërinë.

BERZH thekson se forcimi i vazhdueshëm i sektorit të shërbimeve dhe mikpritjes, një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, është me risk dhe jo fort i sigurtë.

Parashikimi për vitin që sapo ka nisur është pak më i moderuar nga ai që BERZH pret për 2023-shin, vetëm 2.5%, për shkak të kushteve aspak të favorshme të partnerëve tregtarë të Shqipërisë dhe inflacioni i lartë.

Shqipëria është vendi i dytë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me pritshmëritë më të ulëta ekonomike për 2024-n. BERZH pret që RMV të rritet me vetëm 3%, ndjekur nga Serbia me 3.5%, Mali i Zi 3.7% dhe në vend të parë Kosova me 4%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë