Rend dhe Ligj

Vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, lirohen nga qelia të 11 zyrtarët e Burgut të Peqinit

Gazeta Si - Të 11 zyrtarët e Burgut të Peqinit, të cilët u arrestuan pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, janë liruar nga Gjykata e Apelit.

Mësohet se ndaj tyre janë caktuar masa më lehtësuese, si “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje”. Arben Lleshi u vra me armë zjarri në burgun e Peqinit më 15 dhjetor të vitit të shkuar.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja.Të gjithë personat në fjalë vuanin dënimin me burgim të përjetshëm.

Për ngjarjen u arrestuan 11 efektivë të burgut të Peqinit, mes të cilëve edhe drejtori, Kamber Hoxha.

Gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për të gjithë, me përjashtim të shefit të regjimit të brendshëm, Vilson Shima.

Masat e miratuara, "arrest me burg" ishin për: Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.

Një javë pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Florenc Doka u emërua drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në këtë IEVP me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Autoritetet po hetojnë për pistën e vrasjes me pagesë të porositur nga jashtë për motive gjakmarrjeje, por Sokol Mjacaj ka pohuar se ka pasur konflikte me viktimën në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë