Politike

Alibeaj, Bardhit: Komisioni nuk është show, s’ndryshojnë rregullat se ndryshove qëndrim

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj deklaroi pas qëndrimit të grupit ‘Bardhi’ se komisioni i reformës zgjedhore nuk është vendi ku bëhet show politik, “qoftë edhe për të shkuar drejt rrugës së shpresës”, duke ironizuar me këtë të fundit emërimin që i është bërë së fundmi nga PD e Rithemelimit rrugicës ku jeton Sali Berisha.

“Opozitarizmi nuk është çertifikatë që të mund ta shpërndajë dikush. Rregullat e lojës janë ato të caktuara, që kur u nis procesi i reformës. Aty, çdo parti dhe fluks opozitar është i mirëpërfaqësuar, me kërkesë të vetë PDSH. Secili ka të drejtë dhe detyrim të marrë pjesë, të ulet, të punojmë e të bëjmë propozime opozitare bashkë. Ashtu siç PD ka bërë deri më tani, për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë dhe zgjedhjet e ndershme: me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votë për diasporën dhe votim&numërim elektronik. Rregullat nuk ndryshojnë sa herë që ndonjë deputet ndryshon qëndrim”, tha Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë