NATO nuk sheh ndonjë kërcënim ushtarak nga Rusia ndaj asnjë anëtari të aleancës, por do të vazhdojë me operacionin e parandalimit përmes stërvitjes së ardhshme ushtarake “Steadfest Defender”, më e madhja në dekadat e fundit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai tha se aleanca po i bën të gjitha këto për të hequr çdo keqkuptim në Moskë për gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj.
“Për sa kohë që ne e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin e NATO-s", tha Stoltenberg, raportojnë mediat e huaja.
Rreth 90 mijë ushtarë do të marrin pjesë në stërvitjen e ardhshme Steadfest Defender 2024, e cila fillon në shkurt dhe do të zgjasë deri në maj.
Ndërkohë, NATO-ja ka nënshkruar kontratë në vlerë të 1.1 miliard eurove për municion artilerie 155 milimetrash, ka thënë të martën aleanca.
Një pjesë e tyre do të dërgohen në Ukrainë, pas ankesave të këtij vendi se mungesa e municioneve është duke i penguar përpjekjet për mbrojtje kundër pushtimit rus.
“Lufta në Ukrainë është bërë betejë municionesh”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg, pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës në selinë e aleancës në Bruksel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.