Nga Gazeta ‘SI’ – ‘Puna me mik’ mbetet ndër format më të përhapura e punësimit në Shqipëri, të paktën sipas shifrave të fundit.
20% e shqiptarëve pranojnë për Barometrin e Ballkanit se çelësi kryesor për të gjetur punë në Shqipëri është “njohja e njerëzve të duhur”. 27% mendojnë se është arsimimi dhe vetëm 15% aftësitë.
Një pyetësor i ngjashëm është kryer edhe me bizneset, ku 75% e tyre tregojnë se mënyra më e shpeshtë për të punësuar dikë është kontakti personal. Kjo është norma më e lartë ndër të gjitha vendet e tjera të rajonit. 36% e bizneseve përdorin, publikimin e njoftimeve dhe 22% agjencitë e punësimit. Fenomeni i marrjes së punonjësve direkte nga shkolla është pothuajse inekzistent sipas anketës me biznesin.
Barometri që kryhet nga RCC, bëhet me një grup të caktuar njerëzish dhe biznesesh nga vendet e Ballkanit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.