Disa zonja zhvilluan një protestë modeste para kryesisë së Kuvendit, kundër përplasjes verbale që dy deputetet Flamur Noka dhe Gazment Bardhi patën me deputeten tjetër të PD-së, Flutura Acka, duke i kërkuar kësaj të fundit që të mos zhvillojë mbledhjen e Komisionit të Medias pasi në këtë mënyrë ‘po punonte në favor të mazhorancës” .
Protesta drejtohej nga Sekretarja e PD zyrtare për Gruan, Taulanda Jupi. Ajo tha se është e patolerueshme dhuna verbale, që, sipas saj, kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputeteve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën.
“Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë!
Ata janë njësoj dhunues si çdo dhunues tjetër që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetëm të zgjidhjes shohin dhunën...”, tha ndër të tjera Jupi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.