Politike

Nuk e bënë për 3 vjet, Alibeaj dhe Gjiknuri synojnë të mbyllin komisionin për reformën zgjedhore për 2 muaj

Atë që nuk e arritën thuajse tre vjet, komisioni i reformës zgjedhore synon që të plotësojë gjithë boshllëqet ligjore në një hark kohor prej dy muajsh.

Një ditë para se të nisë zyrtarisht puna, komisioni i reformës zgjedhore ka përcaktuar axhendën e punës që nëse shkon fjollë, ajo do të përfundojë nga mesi i muajit mars.

Në axhendën e përgatitur thuhet se hartimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor”, është parashikuar të përfundojë në periudhën 1 deri me 15 mars.

Prej kohësh ndërkombëtarët kanë kërkuar fillimin e punës duke vërejtur se edhe shumë kohë nuk ka. Megjithatë në një interviste të fundit të kryetares së OSBE-së në detyre, ambasadorja u shpreh se nëse ka vullnet politik atëherë ka edhe zgjidhje.

Nuk dihet nëse  grupi ‘Bardhi’ do të marrë pjesë në komision sa kohe që kanë kërkuar bashkëkryesimin.

Në anën tjetër Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kane filluar punën si bashkëdrejtues zyrtarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë