Nga Gazeta ‘Si‘-Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën linjë sa i përket Ballkanit Perëndimor, tha i dërguari i bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak në Davos të Zvicrës u takua me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.
Sipas të dërguarit të BE-së, ata biseduan për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Kam nisur javën në Davos me një takim O’Brien. Ishte e rëndësishme zhvillimi i kësaj bisede lidhur me Ballkanin në fillim të këtij viti. Ne duam të shohim rajonin duke lëvizur përpara dhe që qytetarët e tij të përfitojnë. Më vjen mirë që rikonfirmuam se ne jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, shkroi Lajçak në X, që më herët njihej si Twitter.
Kicked off my week in Davos 🇨🇭with @StateEUR Jim O’Brien. Important to have this conversation about the Balkans right at the beginning of the year. We want to see the region moving forward for the benefit of their citizens. Good to reconfirm that we are fully on the same page. pic.twitter.com/9Rz9vFL4WT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 16, 2024
Në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Një ditë më herët(15 janar) Lajçak në Davos u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin bisedoi për tema të dialogut, me theks të veçantë nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



