Menaxhim

Qeveria hap ankandin për parkun fotovoltaik hibrid 300 MW, ofertat deri më 10 korrik 2024

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka hapur sot ankandin fotovoltaik Hibrid 300 MW, si një burim alternativ i prodhimit të energjisë.

Ministrja dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se data e lançimit do të zgjasë deri më 10 korrik dhe ftoi të gjitha kompanitë e interesuara të bëhen pjesë e ankandit. Balluku shtoi se afatet kohore duhen respektuar dhe se nuk do të ketë shtyrje të afatit.

Ankandi, shpjegoi ministrja, quhet hibrid sepse shteti shqiptar do të blejë një pjesë të energjisë të prodhuar deri për 15 vite.

“Sot Shqipëria ndodhet para një realiteti të ri dhe në një moment historik dhe të artë dhe për këtë ka nevojë për më shumë kontribut të burimeve njerëzore. Pasi i gjithë diskursi sot bëhet mbi burimet njerëzore dhe ne do të jemi të fokusuar në ngritjen  e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e administratës”, tha Balluku, duke shtuar se dyshemeja e prodhimit minimal do të jetë 10 megavatorë dhe tavani 100.megavatorë, çmimi maksimal do të jetë 59.97 euro/megavatorë”, shpjegoi ministrja.

Ajo sqaroi se projekti mund të jetë i ndarë në disa lokacione për sa kohë që respektohen kufijtë.

Projekti është në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë