Menaxhim

Gazifikimi i Shqipërisë, klientët në nevojë do të mbështeten deri në 100% të kostos

Nga Gazeta ‘SI’ – Në pritje të zhvillimit të infrastrukturës gazsjellëse në vend, qeveria ka miratuar vendimin për klientët në nevojë.

Sipas VKM-së, shqiptarët që përfitojnë ndihmë sociale sipas kategorisë do të përfitojnë mbështetje financiare për gazin nga 50 deri në 100%. Për të përfituar këtë status, ata duhet të vërtetojnë me anë të dokumentave gjendjen e tyre financiare apo shëndetësore.

Këtë mbështetje e përfitojnë direkt edhe familjet që e kanë gazin natyror burimin e vetëm të ngrohjes apo gatimit.

Në momentin e konfirmimit të klientëve në nevojë ata firmosin një kontratë me furnizuesin shtetëror të gazit.

Gazifikimi në vend është projektuar të nisë nga qyteti i Korçës dhe më pas në Fier, si një pikë dalëse e projektit të TAP, por edhe si qytete me temperatura më të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë