Menaxhim

Eurocontrol ul tarifën për aeroportin e Rinasit dhe Kukësit, por rrit interesat për detyrimet

Nga Gazeta ‘SI’ – Eurocontrol ka ulur tarifat për dy aeroportet e Shqipërisë, atë të Tiranës dhe atë të Kukësit.

Gjatë 2024-s tarifa për aeroportin e Tiranës do të jetë 218.33 euro/avion nga 219.45 euro që ishte vjet. Për atë të Kukësit bëhet 109.16 euro nga 109.73 që ishte. Ky është viti i dytë që Eurocontrol ul tarifat për Shqipërinë.

Në njoftimin e Eurocontrol, trupës europiane për menaxhimin e trafikut ajror përcaktohet një rritje e interesit për borxhet e aeroportit që nuk janë shlyer në kohë, me një rritje të fortë nga 9.9% në 13.26%.

Tarifa e terminalit që vendos Eurocontrol përfshijnë atë të fluturimeve bashkë me faturën e tarifës së itinerarit. Ajo  vendoset sipas peshës së avionit dhe njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja.

Shqipëria pret të nisë fluturimet dhe nga aeroporti i Vlorës që është ende në faza punimi, duke e bërë atë aeroportin e tretë në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë