Gazeta Si – Sa gabime. Çfarë mendjemadhësie. Në fillim të gushtit, dy muaj para sulmit, shërbimet izraelite Shin Bet morën një mesazh nga një informator në Gaza: “Hamasi po përgatit një operacion gjigant për javën e Yom Kippur”.
Por ishte një informatë e modës së vjetër, e marrë askush nuk e di se si, ndërsa 007-at ishin mësuar të punonin vetëm në të ashtuquajturat “Sigint”, përgjime elektronike.
Askush nuk i kushtoi vëmendje. Dhe ishte vetëm fillimi i një sërë temash – të dokumentuara nga kanali televiziv izraelit 12 dhe gazetës “New York Times” – aq të pabesueshme sa çuan në masakrën e 7 tetorit.
Ushtarë me pushime dhe pa plan mbrojtës
Akuza vjen nga ish-zëvendëskryetari i Divizionit të Gazës, Amir Avivi: “Nuk ishte parashikuar një sulm i befasishëm”. “Ti nuk përgatitesh dot për gjëra që mendon se janë të pamundura”, – shpjegon ish-këshilltari i Bibi Netanjahut, Yaakov Amidror. Në maj, inteligjenca raportoi “stërvitje speciale” nga Hamasi.
Megjithatë, në fund të shtatorit, ushtria zhvendosi 100 burra nga forcat speciale në Bregun Perëndimor, duke lënë vetëm tre batalione të përgjithshme të këmbësorisë dhe një tank në kufirin e Gazës: të gjithë së bashku – një gabim strategjik elementar – dhe shumë afër me Rripin. Më pas, për festën e Yom Kipur, 1500 ushtarë dërgohen me pushime, duke përfshirë disa komandantë.
Ushtarët përfundojnë duke u detyruar të arratisen në bazën Nahal Oz. Dhe se vetëm pak para orës 9 të mëngjesit, ishte radha e Shin Betit, gjë e rrallë, për të urdhëruar mobilizimin ushtarak.
Asnjë komunikim zyrtar, u përdor Whatsapp
Qendra e operacioneve në Tel Aviv merr alarmin në orën 7.43 të mëngjesit. Por kalon një orë para se dikush të kuptojë përmasat e sulmit dhe të japë një urdhër se çfarë duhet bërë, duke dërguar “të gjitha forcat në dispozicion në Jug”.
E pashpjegueshme, mungesa e komunikimit. Gjenerali Barak Hiram, duke besuar se ishte në një operacion rutinë, shkon në Gaza me makinë: gjërat ndryshojnë kur mesazhe për ndihmë nga ushtarët e tij mbërrijnë në celularin e tij.
Një helikopter ngrihet, por ai identifikon objektivat e tij vetëm duke lexuar lajmet në Telegram. Njësia elitare “Maglan” është alarmuar, por askush nuk u thotë se ku të shkojnë. Një tjetër lëviz në orën 13:30 me iniciativën e tij, pa urdhër të drejtpërdrejtë.
Në krye të ndërhyrjeve të para është një qytetar i thjeshtë i Netivot-it, një dyzet vjeçar që merr kërkesa të dëshpëruara nga “Rave party” përmes rrjeteve sociale dhe ia kalon ato ushtarakëve. Vetëm në orën 11 u mësua se masakrat më të rënda ishin duke u zhvilluar, në kibucin e Kfar Azës.
Në vijën e parë me rezervistë dhe pa armë
Papërgatitja ushtarake denoncohet nga shumë ushtarë. Armët e lehta, ndonjëherë pa mbulim apo jelek antiplumb, përballë Hamasit, i cili përdor raketahedhës, vendos mina dhe ka mitralozë të rëndë.
Linja e parë afër Rripit i është besuar Kitat Konenut, një lloj njësie civile e përbërë nga vullnetarë: njerëz të trajnuar në mënyrë të rastësishme, të pajisur keq.
Edhe rezervistët, të thirrur në mbrojtje, duket se kanë dalë nga filmi “Kippur” i Amos Gitai: David Ben Zion i thotë “Neë York Times”, se në përgjithësi duhen 24 orë përpara se autoritetet të miratojnë “listën e blerjeve” të asaj që nevojitet në luftime.
Hamasi bllokon rrugët hyrëse, duke izoluar të gjithë komandën ushtarake të rajonit jugor: në një bazë, ushtarët vriten, ndërsa ata ende flinin në kapanone.
Të gjithë thonë: është e pamundur që Hamasi të na pushtojë
Pjesa më e madhe e komunitetit të inteligjencës nuk beson se ata mund të përgatisin një luftë të vërtetë nga Gaza.
Dhe Hamasi trajtohet si një rast “i thjeshtë” i terrorizmit. Përgjimet elektronike janë reduktuar, askush nuk e vëren se spiunët e pozicionuar në Rrip prej ditësh janë jashtë funksionit.
Ekziston një raport që identifikon vetëm disa pika të dobëta të pengesës mbrojtëse: terroristët do të hapin 30 postblloqe.
“Ata kishin armë superiore”, – zbulon rezervisti Yair Ansbacher. Dhe Divizioni i Gazës gjithashtu ka mungesë të personelit për festat.
“Po ushtria ku është?”, pyesin ushtarët e parë, të dërguar në betejë në tmerrin e masakrës. Qeveria izraelite ka hapur një hetim për këtë fatkeqësi. Jo tani, jo menjëherë, por dikush do të paguajë.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



