Menaxhim

BE jep 81 mln euro për transportin publik në Tiranë. Autobusë elektrikë në tre linja

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjermania dhe BE-ja do të mbështesin transportin e gjelbër në Tiranë me një hua prej 50 milionë dhe një grant 31.2 mln euro.

Projekti parashikon vendosjen e autobusëve me bateri në tre linja të kryeqytetit, Unaza, Tirana e re dhe Kombinat-Kinostudio, me qëllim reduktimin e emetimeve CO2. Po ashtu, një ndër qëllimet është reduktimi me 20% i kohës së udhëtimit dhe rritjen e eficiencës së transportit publik.

Kosto totale e projektit është 110.37 mln euro dhe pjesa e mbetur 29.17 mln euro do të financohet nga vetë Bashkia Tiranë.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtoresha e KfW në Shqipëri, Brit Horschke.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë