Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e të enjtes në Pezë Helmës të Tiranës.
Raportohet se autorët janë larguar me makinë ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Për të shtënat me armë zjarri policia është njoftuar përmes një telefonate që ka mbërritur në sallën operative.
Banorët kanë pretenduar për të shtëna, ndërsa policia ka zbritur në terren për të verifikuar çfarë ka ndodhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.