Seriali shumë i ndjekur britanik “The Crown” i cili pasqyron jetën e Familjes Mbretërore në Britaninë e Madhe, ka publikuar tashmë sezonin e gjashtë të tij.
Ky sezon duket më i veçantë për shqiptarët e Kosovës, pasi në politikat e shtjelluara në tematikën e serialit është lufta e fundit në Kosovë (1997-1999). Në episodin e gjashtë të quajtur “Ruritania”, aktori Bertie Carvel mund të shihet teksa portretizon ish-kryeministrin britanik Tony Blair në serial, duke mbështetur vendimin e NATO-s për të nisur një fushatë ajrore 78-ditore kundër forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.
Episodi shoqërohet me pamje të vërteta të incizuara gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku mund të shihet persekutimi i shqiptarëve nga represioni serb dhe shenjat e gjenocidit që ky shtet bëri në Kosovën e fundit të viteve ‘90.
Netflix series The Crown features NATO intervention in Kosovo.
— Admirim (@admirim) December 14, 2023
"Milosevic is a monstrous dictator, carrying out the systematic & violent persecution of innocent civilians."
"You insisted the West no longer stand by while genocide & slaughter take place."pic.twitter.com/omjHtWzVNU
Në serialin “The Crown” gjithashtu theksohet se si djemve të lindur në Kosovë pas luftës ndonjëherë u jepej emri Toni ose Tonibler, për nder të Blair dhe rolit të tij.
“The Crown” është një serial i zhanrit dramë i regjisorit Peter Morgan, dhe shfaqet në Netflix. Seriali tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohët moderne. Seriali fillon me një vështrim të brendshëm të mbretërimit të hershëm të mbretëreshës, e cila u ngjit në fron në moshën 25-vjeçare pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI.
Me kalimin e dekadave, zbulohen intrigat personale, romancat dhe rivalitetet politike që luajtën një rol të madh në ngjarjet që formësuan vitet e mëvonshme të shekullit të 20. /telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.