Nga Gazeta ‘Si’-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se bisedoi të hënën në Bruksel(11 dhjetor) me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve deri tani, në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai njoftoi në rrjetin social X se një ekip ekspertësh nga Beogradi morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij.
“Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë!” shkroi ai.
Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Kurti tha për herë të parë se draft-statuti për themelimin e Asociacionit është “i pranueshëm sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
Dokumenti u pranua edhe nga presidenti serb Vuçiç. Autoritetet serbe thanë publikisht se ai është në përputhje edhe me Kushtetutën e Serbisë dhe me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut me Kosovën.
Vendet e tjera perëndimore – SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia – e mbështetën atë. Pjesë e diskutimeve, sipas tij, ishin edhe shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, çështja e të zhdukurve dhe tema të tjera.
Pjesë e diskutimeve, sipas tij, ishin edhe shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, çështja e të zhdukurve dhe tema të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.