Kosova

‘Erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë’, Petkoviç diskuton me Lajçak për Asociacionin

Nga Gazeta 'Si'-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se bisedoi të hënën në Bruksel(11 dhjetor) me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve deri tani, në veçanti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai njoftoi në rrjetin social X se një ekip ekspertësh nga Beogradi morën pjesë në bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe hartimin e draft-statutit të tij.

“Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë!” shkroi ai.

Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, iu dorëzua kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Bashkimit Evropian (BE), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Kurti tha për herë të parë se draft-statuti për themelimin e Asociacionit është “i pranueshëm sepse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Dokumenti u pranua edhe nga presidenti serb Vuçiç. Autoritetet serbe thanë publikisht se ai është në përputhje edhe me Kushtetutën e Serbisë dhe me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut me Kosovën.

Vendet e tjera perëndimore - SHBA-ja, Gjermania, Franca dhe Italia - e mbështetën atë. Pjesë e diskutimeve, sipas tij, ishin edhe shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, çështja e të zhdukurve dhe tema të tjera.

Pjesë e diskutimeve, sipas tij, ishin edhe shtensionimi i situatës në veri të Kosovës, çështja e të zhdukurve dhe tema të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë