Gazeta Si- Një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje gjatë këtyre ditëve në Durrës, është vënë në pranga.
Saleo Kiptiu, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, dyshohet se ka vjedhur në tre biznese, në Durrës, gjatë ditëve të fundit.
Nga veprimet hetimore dyshohet 31-vjeçari ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12 në datën 2 dhjetor.
Në po të njëjtën ditë, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11. Ndërsa në 6 dhjetor, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3.
Hetimet do të zbulojnë nëse i dyshuari, i cili edhe më herët është dënuar për vjedhje, ka kryer grabitje të tjera në qytetin bregdetar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.