Gazeta Si- Qindra fishekzjarrë dhe kapsolla të kalibrave të ndryshme janë sekuestruar në një magazinë në Dibër, ku mbaheshin të paketuara në koli.
Policia thotë se ka nisur hetimi ndaj administratorit të biznesit me iniciale I.I., 32 vjeç, banues në fshatin Pollazhan.
Në magazinë, u gjetën dhe ekuestruan në cilësinë e provës materiale 733 kapsolla, 344 fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin lëndë piroteknike në kundërshtim me aktet në fuqi përndryshe do të ketë ndëshkime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.