Sipas një sondazhi të fundit nga Change Research, ‘red flag’ i meshkujve në takime është kur personi përballë thotë se është komunist në bindje politike.
64% e meshkujve e shohin këtë bindje politike si një alarm të kuq dhe diçka që vë në shumë pikëpyetje marrëdhënien.
Në vend të dytë ishte ‘të mos kesh asnjë hobi’.
Ndërsa për gratë, më shumë se gjysma, 55%, thanë se të thuash se ka vetëm dy gjini ose duke thënë se “të gjitha jetët kanë rëndësi” ishin të dyja alarme të kuqe, më shumë se të jesh komunist.
Një dekadë më parë, 30% e grave dhe 27% e burrave identifikoheshin si liberalë.
Në studim u zbulua se njerëzit që takojnë dikë politikisht me bindje të ndryshme janë ‘përgjithësisht më pak të kënaqur’.
Ndërsa ky hendek zgjerohet, bëhet gjithnjë e më e vështirë të imagjinohet të takoheni me dikë që merret me politikë.
“Politika rrjedh gjithashtu në zakonet e përditshme”, thotë Cynthia Peacock, profesoreshë në Universitetin e Alabama, duke shtuar se politika ka të bëjë me atë që njerëzit hanë ose nuk hanë ose shfaqjet televizive që shikojnë dhe podkaste që dëgjojnë njerëzit.
“Është kudo!”
Kohët e fundit Peacock botoi një punim se si pangjashmëritë politike ndikojnë në kënaqësinë e marrëdhënieve. Pavarësisht nga shprehja e vjetër se “të kundërtat tërhiqen”, shumica e njerëzve pëlqejnë të takohen me ata që janë të ngjashëm me ta.
“Nga hulumtimi ynë, ne zbuluam se kur njerëzit kanë një partner përtej linjës së politikës, ata janë përgjithësisht më pak të kënaqur në marrëdhëniet e tyre dhe kanë më shumë gjasa të kenë konflikte intensive,” thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.